May 18, 2012

Abetare shqip -Pacavure Patriotizmi

<img src="Abetare.jpeg" alt="Abetare" />

Nga Mero Baze: 

Nuk më kishte shkuar mendja që kemi pasur abetare të ndryshme me Kosovën. Për më tepër nuk e kisha menduar kurrë që një shtëpi botuese, e lidhur me Genc Pollon në Tiranë, dhe një shtëpi botuese, e lidhur nuk di me kë nga Kosova, do të sillnin një ditë historike për Hashim Thaçin dhe Sali Berishën në Prizren, duke botuar një abetare të përbashkët. Me një retorikë banale patriotike, me një ngutje për tu dukur patriotë, dhe me një varfëri të skajshme fantazie për të gjetur ndonjë arsye për ta ilustruar këtë dëshirë, ata u mblodhën në Prizren për të festuar për një libër thuajse paçavure, që i thonë abetare e përbashkët Shqipëri- Kosovë. Po, po, një libër paçavure!





*     *     *