"

November 12, 2014

Komentatorët gëzohen për Daniel Godellin/VideoLajm





KAZAKISTAN - Kampioni i botës në peshëngritje, Daniel Godelli sot na bëri krenarë të gjithëve. 22-vjeçari nga Peqini u përgëzua nga shqiptarët, por jo vetëm.

Daniel Godelli
Video nga EuroSport

Komentatorët “Euro Sport” gjatë garës lavdëruan kampionin shqiptar për arritjet, të cilët nuk kursyen urimet për 22-vjeçarin. Me entuziazëm të dy komentatorët e garës së peshëngritjes përcollën për publikun fitoren e shqiptarit, por edhe habinë e tyre.

“Është fantastike, është brilante”, ishin disa nga fjalët që shoqëruan për minuta garën e 22-vjeçarit nga Peqini. “Kjo është hera e parë që Shqipëria fiton medaljen e arit dhe është e mrekullueshme”, komentuan dy moderatorët. Në video dëgjohet qartë që Godeli ka të gjithë mbështetjen e komentatorëve, të cilët urojnë që të fitojë edhe rekordin botëror.

Në Almati të Kazakistanit, Godelli arriti të fitojë titullin botëror në dy-garësh, duke marrë dy medalje ari dhe një argjendi.




*   *   *







No comments:

Post a Comment

Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!