"

November 14, 2014

Shqipëria e Madhe në Francë, ndeshja përfundon 1-1 - foto & Video



Miqësorja midis Francës dhe Shqipërisë përfundoi me rezultatin 1-1. Kombëtarja shqiptare shfaqi një lojë të bukur në ndeshjen miqësore ndaj Francës që u zhvillua në Stade de Rennes në praninë e rreth 5000 tifozëve shqiptarë.



Francë vs Shqipëri 1 : 1
Video


Komenti: Perfundon takimi: Francë – Shqipëri 1:1

90 – 5 minuta shtese deri ne fund te takimit. Shqiperia e gjitha mbrapa ne mbrojtje te rezultatit

87 – Cikalleshi lufton mes tre mbrojtesve franceze dhe godet fort me te majten, por shume mbi traverse

79 – Pogba tenton nga larg, por topi i goditur prej tij perfundon per pak jashte

75 – Benzema fal golin e dyte! Sulmuesi i Realit nuk perfiton nga nje top i mbetur ne zone pasi godet shume fort dhe shume lart mbi traverse. Franca mund te kishte shenuar golin e dyte

73 – BARAZON FRANCA! Nje gol i mrekullueshem nga Antoine Griezmann, i cili driblon disa lojtare para se te godase bukur me te majten duke mposhtur portierin Berisha

70 – Shqiperia ben zevendesimin e pare: futet ne fushe Ajeti duke zevendesuar Abrashin

68 – Kunderpergjigjet Shqiperia. Pas nje kundersulmi te shpejte, Hysaj avancon drejt portes franceze dhe godet fort, por Lloris grushton duke shpetuar Francen nga goli i dyte

67 -Serish Benzema tenton te gjeje golin, por goditja e tij me te djathten kesaj here nuk perben problem per Berishen

65 – Benzema perpiqet te rrezikoje porten tone me ane te nje goditjeje nga jashte zone me te majten, por Berisha zoteron topin pa probleme

60 – Shqiperia rrezikon serish. Lenjani nga krahu i majte kercenon porten franceze me nje goditje nga jashte zone, por Lloris arrin ta zoteroje ne dy kohe

57 – Franca ben zevendesimin e pare: del nga loja Cabaye dhe hyn Griezmann

51 – Franca prane autogolit. Nje kembengulje e Lenjanit ne krahun e majte mund te kishte perfunduar me gol kur topi i goditur prej tij u grushtua nga portieri Lloris dhe u perplas ne kembet e Pogba. Lloris arriti ta zoteronte para se te kalonte vijen fatale.

46 – Nis pjesa e dyte e takimit. Asnje zevendesim nga ana e te dyja skuadrave


1

40 – GOOOOOOOOOOOOOOL SHQIPERIA!!!!!! Nje skeme e shkelqyer e taneve nga goditja e kendit. Memushaj e nis shkurt ne zone per Hysajn, i cili rrotullohet bukur dhe kroson me te majten, nje krosim qe arrihet nga Mavraj, i cili godet sakte me koke. Asnje shans per Lloris

39 – Lacazette realizon goditjen e pare ne porte ne kete ndeshje. Sulmuesi francez tenton nga larg, por Berisha pret ne pozicion

35 – Franca i afrohet serish golit. Pas nje mosmarreveshjeje mes Canes dhe Berishes ne zone, Lacazette nuk arrin te godase mire topin kur porta ishte e boshatisur

32 – Shans i shkelqyer per Francen. Pas nje krosimi nga e djathta e Jallet, Benzema krejtesisht i vetem ne zone godet me koke keq duke mos arritur dot te rrezikoje porten tone nga pak metra distance

21 – Franca i afrohet golit. Pas nje krosimi te spastruar nga Mavraj, topi shkon te Cabaye, i cili fluturimthi godet fort dhe topi perfundon pak mbi traverse

17 – Nje tjeter rast i shkelqyer per Shqiperine. Agolli pason nje top te ulet ne zone pas nje goditjeje denimi dhe Mavraj krejtesisht i lire godet fort, por topi perfundon vetem pak centimetra siper traverses.

14 – Lenjani perfiton nga nje gabim i Jallet dhe godet nga larg duke u munduar te befasoje Lloris, por topi perfundon jashte

6- Franca ka kontrollin e lojës, por nuk po gjen hapësira ne sulm. Shqipëria mundohet te dale ne kundërsulme duke përdorur lojën nga krahët

2- Shqipëria pranë golit! Lorik Cana godet traversën pas një goditjeje këndi.

Nis ndeshja Francë-Shqipëri. Topin e parë e luajnë vendasit.

Goli

Arbitri i ndeshjes do të jetë çeku Miroslav Zelinka. Skuadrat kanë zbritur në fushë dhe gjithçka është gati për nisjen e ndeshjes.


Heronjtë Kuqezi priten që të zbresin në fushën e blertë të “Stade de la Route de Lorient” për të luajtur në miqësoren e luksit ndaj ekipit kombëtar të Francës.

Në stadium do të dëgjohen himnet e të dy ekipeve si dhe do të mbahet një fjalë për luftën ndaj racizmit nga kapitenët e të dy skuadrave.

Përfaqësuesja do të zbresë në fushë e rreshtuar me modulin 4-5-.

Në portë do të jetë padyshim Etrit Berisha.

  mbrojtje do të luajnë Ansi Agolli, Mërgim Mavraj, Lorik Cana dhe Elseid Hysaj.

Në mesfushë do të vendosen Lenjani nga e majta, Memushaj, Kukeli, Abrashi dhe i rikthyeri Roshi nga e djathta.

Në sulm mund të aktivizohet njëri mes Bekim Balajt dhe Sokol Cikallleshit.

Në krahun tjetër tekniku i kombëtares franceze Deshamp e ka vlerësuar këtë sfidë që në momentin kur bëri të ditur lojtarët e grumbulluar pasi në listë bënin pjesë më të mirët e mundshëm.

Në kuadrat do të vendoset kapiteni Hugo Lloris, 4-shja e mbrojtjes do të jetë e përbërë nga Digne, Yanga-Mbiëa, Varane dhe Jallet. Në mesfushë do ët aktivizohen Cabaye, Pogba, Sissoko dhe Valbuena i cili do të lëvizë pas krahëve të dyshes sulmues Lacazette-Benzema.



*    *    *






No comments:

Post a Comment

Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!